Connect with us

Sport

Zidane nuk heq dorë: Nuk largohem nga Real Madrid

Pas humbjes 2-0 në Ukrainë përballë Shakhtar Donetsk, Reali i Madridit ka komplikuar ecurinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa pankina e Zinedine Zidane është lëkundur sërish, por vetë francezi deklaroi se as që e çon nëpër mend dorëheqjen.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Zidane pranoi vështirësitë që po kalon skuadra, kryesisht në aspektin e rezultateve, por theksoi se është i bindur të vijojë përpara dhe të rikthejë normalitetin në ekip.

“Nuk e kam menduar dorëheqjen. Kemi pasur momente të komplikuara dhe një situatë vërtetë të keqe në aspektin e rezultateve, megjithatë duhet të shohim përpara. E dinim që sot do të ishte një finale dhe e kishim përgatitur mirë. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arritëm të shënojmë, megjithatë kemi edhe një ndeshje dhe duhet ta fitojmë patjetër”, u shpreh Zidane.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Real Madrid i falet “ruletës ruse”: Madrilenët mposhtin Manchester City, në gjysmëfinale kundër Bayern

Bayern Munich – Real Madrid, kjo është gjysmëfinalja e dytë e Champions League. Bayern Munich fitoi 1-0 me Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League dhe merr biletën për në gjysmëfinale, duke iu falur golit të Kimmich në minutën e 63.

Nga ana tjetër, Manchester City dhe Real Madrid barazuan 1-1 në Angli pas 120 minutave lojë, me “ruletën” e penalltive që i buzëqeshi “Galaktikëve” dhe kështu Pep Guardiola dhe fituesit në fuqi të Champions League janë jashtë që në çerekfinale. Heroi i madrilenëve ishte portieri Lunin me dy penallti të pritura.

Manchester City 1-1 Real Madrid  (3-4 pas penalltive)/ Real Madrid i falet portierit Andriy Lunin dhe penalltive pas 120 minutave të mbyllura 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Champions League. “Galaktikët” e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në avantazh me Rodrygo pas 12 minutave lojë, para se “Qytetarët” të kontrollonin gjithçka dhe të barazonin me De Bruyne në të 76 minutë. Pas kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë ndeshja përfundoi 1-1, teksa gjithçka u vendos nga “ruleta e penalltive”. 3-4 fituan madrilenët, me portierin e Real, Lunin, që bëri dy pritje kundër Silvas dhe Kovacic. Te Real gaboi Modric penalltinë e parë, por në fund fati ishte me djemtë e Ancelottit.

Bayern Munich 1-0 Arsenal/ Gjermanët kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League duke mundur “Topçinjtë”. Duhej goli i Kimmich në minutën e 63-të që Bayern të merrte një biletë për më tej, me ndeshjen e parë në Londër që kishte përfunduar 2-2. Tanimë me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në dy takime, djemtë e Tuchel vijojnë më tej. Ndërkohë, Manuel Neuer është bërë portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Champions League me 58 të tilla, duke lënë pas Iker Casillas me 57 ndeshje dhe Buffon me 52.

Bayern Munich – Real Madrid do jetë ndeshja e parë më 30 prill në Munich, ndërsa më 7 maj dueli i kthimit luhet në Madrid. Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër do jetë Dortmund – PSG. Dy skuadra gjermane kanë shanse të jenë në finalen e Champions këtë sezon në Londër.

Champions League – faza çerekfinale – ndeshjet e kthimit:

E martë, 16 prill 2024

VIDEO/ Barcelona 1-4 PSG (3-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Dortmund 4-2 Atl. Madrid (1-2 ndeshja e parë)

E mërkurë, 17 prill 2024

VIDEO/ Bayern Munich 1-0 Arsenal (2-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Manchester City 1-1 Real Madrid (3-4 pas penalltive) (3-3 ndeshja e parë)

Skema
Continue Reading

Sport

Në radarët e Barcelonës bie “ylli” japonez

“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës së teknikut De Zerbi, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e futbollit anglez.

Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, Mitoma tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigandve” evropian, me “katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” japonez, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës.

Continue Reading

Sport

Osimhen drejt Parisit, Parizjenët gati të paguajnë klauzolën e nigerianit

Pas një tjetër sezoni fantastik, te “Blutë” e Napoli, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen duket se do t’i japë fund “aventurës” së tij italiane, teksa gjatë merkatos së verës 25-vjeçari mund t’i japë lamtumirën “Maradona Stadium”, me një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, që janë të gatshëm të zbrasin arkat e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain janë vënë prej kohësh pas sulmuesit nigerian, i cili sipas pikëpamjes së “Parisienëve” duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës, e më konkretisht te “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej vitesh.

Sa i përket formulës së blerjes, klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro, ndërsa në aspektin personal, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon nigerianit.

Continue Reading

Sport

Një bluzë dhuratë për 455 ndeshjet me Interin, Handanovic i emocionuar: “San Siro” stadiumi më i mirë

Interi i dhuroi një fanellë speciale Samir Handanovicit si dhuratë për 455 paraqitjet e portierit me zikaltërit. Handa luajti si titullar në shumicën e ndeshjeve, teksa numëron një titull në Serie A, dy trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.

“Për mua është një ditë e veçantë, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve për gjithë këto vite të kaluara së bashku edhe pse duhet thënë që nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. “San Siro” është emocionues për të gjithë ata që luajnë futboll. Për mua mbetet gjithmonë stadiumi më i mirë me tifozët më të mirë. Të luaja këtu për mua ishte një ëndërr që u bë realitet”, – U shpreh Handa për mediat italiane.

Continue Reading

Sport

Mbrojtësi i Barcelonës, stërvitje në orën 04:00 të mëngjesit

Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde, vazhdon të tregojë se është shumë i përkushtuar ndaj klubit katalanas. Mbrojtësi francez befasoi të gjithë tifozët e Barçës këtë të diel duke publikuar se ishte në qendrën stërvitore të ekipit “Joan Gamper Sports City”, në orën 04:00 të mëngjesit, duke u stërvitur!

Dhe gjithçka pasi kishte luajtur disa orë më parë për afro 30 minuta në suksesin e Barçës kundër Kadizit (0-1). Ksavi e rezervoi francezin duke menduar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së të martën e ardhshme dhe mbrojtësi e shfrytëzoi sa më shumë kohën e lirë për të arritur në mënyrën më të mirë për atë ndeshje vendimtare.

Kunde luajti vetëm 28 minuta kundër Kadizit, skuadra u kthye në Barcelonë dhe lojtari fjeti në shtëpi. Por mëngjesin e të dielës ishte në ambientet e klubit për të treguar se angazhimi i tij është total. Kjo nuk është e gjitha, sepse francezi u kthye në “Ciudad Deportiva” në orën 11:30 për të marrë pjesë në stërvitjen e zhvilluar nga Ksavi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING