Connect with us

Sport

Zikaltërit nisin nga puna për ish-gardianin e Realit dhe talentin ukrainas

Andre Onana është gjithmonë e më pranë Mançester Junajtidit, me ofertën e parë zyrtare që pritej mbrëmjen e djeshme. Pas takimeve të njëpasnjëshme të drejtuesve zikaltër me ata anglezë në Ibiza, këta të fundit pritet të formulojnë edhe propozimin për të bindur homologët e tyre, një propozim që mbërrin në 60 milionë euro përshirë edhe bonuset.Nisur nga dëshira e trajnerit të tyre, Erik ten Hag, që kërkon ta ketë me vete kamerunasin në fazën e tyre përgatitore në SHBA, duke pasur parasysh edhe faktin që e ka stërvitur tek Ajaksi dhe i njeh mirë aftësitë e 27-vjeçarit, Mançester Junajtidi kërkon ta kënaqë teknikun.“Jemi të vetëdijshëm për interesin e Mançester Junajtidit për Onanën, por presim ofertën e tyre. Më pas do të bëjmë vlerësimet tona”, tha administratori i deleguar i zikaltërve Xhuzepe Marota.

PASARDHËSIT Ka një sërë emra në listën e pasardhësve të mundshëm të Andre Onanës, por pista që po merr jetë gjithmonë e më shumë është numri një i Shkahtar Donetskut dhe Ukrainës, Anatoli Trubin.22-vjeçari, edhe pse ende i ri, vlerësohet për eksperiencën e tij të gjerë ndërkombëtare, me kombëtaren, me të cilën aktivizohet që nga marsi, por edhe me klubin pasi numëron 17 ndeshje në Champions dhe 8 në Europa League. jo vetëm kaq, por shikohet edhe si e ardhmja mes shtyllave zikaltër dhe do të jetë një operacion që nuk pritet të kushtojë shumë duke pasur parasysh kontratën që skadon në 2024-ën dhe dëshirën e tij për një tjetër eksperiencë.Krahas Trubin, Interi kërkon edhe një tjetër portier me përvojë dhe në rast largimi të Handanoviçit, në Milano pritet të zbarkojë Kejlor Navas, që ka qenë i huazuar për një sezon te Notinghem Foresti, por që është ende në pronësi të PSG-së dhe jo në planet e saj.36-vjeçari mund të lejohet të largohet me parametër zero nga francezët dhe do të vendosej në këtë mënyrë nën urdhrat e Inzagit.

Advertisement