Bota
Zja’rr i madh në Long Island të New York-ut, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një seri zjarresh shpërthyen në Long Island në Nju Jork, SHBA, të shtunën. Shtëpitë dhe fabrikat janë kërcënuar nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e Westhampton dhe guvernatori i Nju Jorkut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Zjarret shtrihen në një rreze prej 11 km në zonën përreth Westhampton dhe Eastport në bregun jugor. Konkretisht, policia mbylli një pjesë të autostradës, e cila është një aks rrugor drejt majës lindore të Long Island. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot. Më shumë se 80 agjenci janë përfshirë në shuarjen e tre zjarreve në Long Island-in lindor.
Erërat e forta dhe lagështia e ulët krijuan kushtet për shpërthimin e zjarreve, sipas Shërbimit të Shpëtimit dhe Emergjencave të Qarkut Suffolk, i cili paralajmëroi të shtunën më herët për rrezikun e zjarreve.

