Connect with us

Aktualitet

Zjarr i tmerrshëm/ Shkrumbohet nga flakët kasollja me kafshët brenda saj

Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Mesul të Pukës, njësia administrative Gjegjan. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Siç raportohet objekti shërbente si guzhinë verore dhe strehë për disa kafshë.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda godinës, ndërsa pjesa që përdorej për gatim është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ndërkohë autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Advertisement