Connect with us

Aktualitet

Zjarr në Berat, përfshihen nga flakët kodrat me ullishte

Ullishtet e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë, Berat janë përfshirë nga flakët.

Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtes por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës.

Sipas informacioneve situata është vënë nën kontroll, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Advertisement