Connect with us

Bota

Zj’arr në Finiq/ Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në operacion për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq.

Sipas autoriteteve, efektivët janë angazhuar prej orësh në terren, duke luftuar me intensitet për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm të banorëve që ndodhen brenda perimetrit të rrezikut.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të monitorojë situatën nga afër dhe po bashkëpunon ngushtë me të gjitha strukturat përkatëse për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të minimizuar dëmet.

Zjarri në Finiq është një ndër disa vatra aktive në vend, teksa temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar ndërhyrjen në terren.

Advertisement