Kronike
Zjarr i madh në Mirditë, ndërhyn helikopteri i FA
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë. Zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.
Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse ishin nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.
“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.