Kronike
Zjarr në një banesë në Berat, i moshuari dyshohet se ka spërkatur me benzinë…

Një zjarr ka rënë në një vilë trekatëshe në Berat në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish “Pjeshkorja” pranë Sigurimeve Shoqërore. Një i moshuar ka qenë brenda në banesë, por ka arritur që të shpëtojë.
Menjëherë shkoi në vendngjarje grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikëse dhe konstatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzinë dhe kishte shpërthyer në flakë. Dyshohet se ka qenë vetë i moshuari ai që i ka spërkatur me benzinë banesën, pasi dyshohet se vuan nga skleroza. Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha për shkak dhe të konstruksionit të banesës prej dërrase.
Për shuarjen e zjarrit u ndërhy edhe me 2 mjete të tjera zjarrfikëse. Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit.
Pronari i banesës, Dritan Qato nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, Shain Qato, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

