Kronike
Zjarr në një banesë në Burrel, humb jetën 41-vjeçarja
Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme.
Policia njofton se ajo humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe (vajza e shtetases Sh.C).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.