Kronike
Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet se e moshuara e vendosi flakën vetë, detaje
Një rast zjarri është regjistruar ditën e sotme ku një e moshuar dyshohet se i ka vënë flakën banesës së saj në Pogradec.
Mësohet se nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale. Ndërkohë bëhet me dije se fqinjët në pallat kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfikësen.
Menjëherë pas ndërhyrjes, flakët janë izoluar, ndërsa e moshuara sipas policisë ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.