Bota
Zjarret katastrofike në Kaliforni,mbi 26 mijë të evakuuar
Gati 4,900 zjarrfikës, 33 helikopterë, 400 automjete dhe disa avionë Canadair janë vënë në gatishmëri, ndërsa Kalifornia po përballet me zjarrin më të madh në histori.Zjarri ka filluar të përhapet që nga e mërkura në veri të Kalifornisë, në një zonë rurale në verilindje të San Franciskos, duke djegur tani afro 1500 kilometra katrorë.Megjithatë, më shumë se 26,000 njerëz janë evakuuar deri më tani. Autoritetet po këshillojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm pasi situata mund të përkeqësohet në çdo moment.Ky zjarr masiv sjell kujtime të këqija për banorët e qytetit Paradise, ku 85 persona humbën jetën në vitin 2018 në zjarrin më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.
Në fshatrat e zonave pyjore për të cilat janë lëshuar urdhra evakuimi, disa banorë zgjedhin të qëndrojnë deri në minutën e fundit pavarësisht rreziqeve. Njëri prej tyre, Justin Freeze, ka vendosur goma rreth shtëpisë së tij dykatëshe në pyll. “Unë e kam përgatitur veten”, tha 40-vjeçari për New York Times.Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shuajnë rreth 100 zjarre të mëdha këto ditë, sipas Qendrës Kombëtare të Zjarrit Ndërinstitucional.Në Kaliforni, një zjarr tjetër në pjesën qendrore të shtetit shkatërroi pothuajse të gjithë fshatin e vogël Avila gjatë fundjavës, por pa viktima fatmirësisht.