Connect with us

Aktualitet

Zj’arret në Mallakastër vijon prej ditësh/ Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja me helikopterë

Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd-Drenie-Vlosh të bashkisë Mallakastër.

Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po me operohet me 5 mjete zjarrfikëse të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë.

Ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit.

Ndërkohë situata e zjarrit në Lofkënd u monitorua në terren pasditen e djeshme edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare te mbrojtjes civile Haki Çako.

Advertisement