Politike
Zjarret vdekjeprurëse në Greqi, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritetin tonë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për popullin grek, i cili po përballet prej javësh me zjarre vdekjeprurëse.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan Rama në Twitter.
Qyteti lindor i Greqisë, Aleksandropoli po përjeton tmerrin, pasi ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po djegin çfarë t’u dalë para, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 20 persona.