Connect with us

Bota

Zjarri i përmasave të mëdha del jashtë kontrollit në periferi të Athinës! Digjen banesa dhe makina, banorët urdhërohen të largohen nga shtëpitë

Zjarre të mëdha në një front prej gati 30 km janë ende jashtë kontrollit në verilindjen e Atikës, periferisë së kryeqytetit grek duke djegur dhjetëra shtëpi, makina dhe hektarë të tëra tokë pyjore e bujqësore.

Gjatë gjithë natës qindra zjarrfikës u përpoqën të mos lejojnë flakët të kalojnë tek zonat e banuara deri në mëngjes kur filluan të operojnë mjetet nga ajri.

Dhjetëra persona nga 11 qyteza dhe fshatra janë lajmëruar dhe urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi flakët në shumë vende arrijnë në 25 metra ,ndërsa era fryn me fuqi 8 ballë. Fronti i zjarrtë është i dukshëm edhe nga imazhet tronditëse të NASA.

Flakët tashmë janë 500 metra nga Grammatiko, fshat që ishte evakuuar më herët pas një mesazhi nga numri i urgjencës 112 që erdhi përsëri në orën 9.25 të mëgjesit ,ndërsa janë urdhëruar të evakuohen banorët në Drafi, Dhioni ,Dasamari si dhe ata të Pentelit dhe Nea Pentelit, bashkë me 400 fëmijët e një kampi si dhe pacientët e Spitali Ushtarak 414.Në zonë operojnë 560 zjarrfikës me 177 automjete, 16 grupe vullnetarësh si dhe 32 mjete ajrore, 17 avionë dhe 15 helikopterë.Zjarret kanë shpërthyer dje në zonën e Varnavës ku janë djegur të paktën 20 shtëpi dhe kanë mbërritur në një distancë të afërt në zonën e Nea Makrit. Avionët zjarrfikës dhe helikopterët filluan të operojnë prej orëve të para të mëngjesit.Guvernatori i Athinës Nikos Hardalias ka deklaruar se “fronti i zjarrit është shumë i madh, dhe gjëndja është tepër e vështirë. Vetë kryeministri grek Mitsotakis ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer nga Kreta në Athinë, për shkak të situatës kritike.Nga zjarret një zjarrfikës në Maratonë mbeti i plagosur dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore me djegie të shkallës së dytë në krahë dhe në këmbë. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes.Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpëtuar edhe kafshët duke i strehuar përkohësisht në një qendër koordinimi .Sipas shërbimit sinoptik kombëtar distanca në të cilën ka shkuar reja e tymit nga zjarret e djeshme dhe të sotme në jugperëndim, llogaritet të jetë më shumë se 300 km.Pas dimrit më të ngrohtë të regjistruar në dhjetëvjeçarët e fundit , prej muajit maj në Greqi kanë shpërthyer qindra zjarre të ndihmuara nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë , si pasojë e ndryshimeve klimatike që i kanë bërë flakët më të shpeshta dhe më intensive,ndërsa vendi parashikohet të regjistrojë verën e tij më të nxehtë në histori.Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për zjarret deri të enjten dhe gjysma e prefekturave janë në shkallën e kuqe të rrezikut sipas deklaratave të ministriu të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Advertisement