Connect with us

Aktualitet

Zjarri në fabrikën e bojrave, nusja dhe dhëndri anulojnë dasmën

Për shkak të shpërthimit të zjarrit masiv mbrëmjen e djeshme te fabrika e bojërave ‘Deutsch Color’ në Maminas, në autostradën Durrës-Tiranë është anuluar dhe një dasmë në një resort aty pranë.

Dasmorët mësohet se unxorrën nga resorti dhe u evakuuan së bashku me banorët e zonës.

Zjarri u raportua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës dhe mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrifëse dhe 200 forca policie e vullnetarë u gjendën në vendngjarje për të shuar flakët. Fatmirësisht nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar por fabrika ka pësuar dëme të mëdha materiale..

Advertisement