Aktualitet
Zjarri në Llogara/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Shmangni këtë rrugë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në qafën e Llogarasë me anë të një postimi në Facebook. Agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë.
Po ashtu në njoftim thuhet se forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
Njoftim për qytetarët:
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.