Aktualitet
Zjarri ‘përpin’ banesat, Ministria e Mbrojtjes kërkon evakuimin e banorëve të disa fshatrave

Vatrat e zjarrit në fshatrat e njësisë administrative Terpan kanë rrezikuar banesat.
Bëhet fjalë për fshatrat Vokopo, Zhapokik, Rehov, Rërpan.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët ndërsa po luftohet për të shpëtuar banesat e tjera.
Sakaq, Ministria e Mbrojtjes thekson se në Terpan zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
Kështu, u kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

