Kronike
Zjarri te Tregu Industrial, policia zbulon shkakun
Policia e Durrësit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me zjarrin që ra në tregun industrial. Në njoftim, policia bën me dije se zjarri ka djegur pesë dyqane që janë në pronësi të V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht raportohet se zjarri ka qenë aksidental.
Njoftimi i policisë Durrës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “nr.17” Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme, në pronsi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.