Connect with us

Politike

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

Analisti Preç Zogaj u shpreh se rikandidimi i Sali Berisha e bën të pamundur një garë reale brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Zogaj kujtoi gjithashtu raste të mëparshme të kontestimit të zgjedhjeve, duke përmendur vitin 1996 dhe 2001, kur sipas tij ndërhyrjet dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve vunë në pikëpyetje procesin zgjedhor dhe menaxhimin e rezultateve.

“Me rikandidimin e Sali Berishës nuk ka garë, ngjarja demokratike në PD fillon kur Sali Berisha të hiqet mënjanë. Përpjekja që u bë në rastin e Rithemelimit rezulton e shkelur në 3 pikat kryesore. Ata vunë statut që kryetari i partisë që humbet zgjedhjet largohet, “ pa por”, “pa si”, jep dorëheqjen dhe nuk është më kryetarë. Dy herë është kontestuar rezultati ngas kancelaritë, një herë në 96 që kërkuan përsëritjen e 40 zonave elektorale që e refuzoi Berisha dhe në 2001 që mori mandate PS nëpër gjykata dhe BE dhe SHBA  thanë se këto mandate duhet të kthehen”, u shpreh Zogaj.

Advertisement