Politike
Zogaj përplaset me Këlliçin për non gratën e Berishës: Paditët Amerikën se e ka marrë zvarrë Soros…
Analisti Preç Zogaj dhe drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për heqjen e mundshme të non-gratës së Departamentit të Shtetit ndaj Berishës. Zogaj u shfaq kritik me Këlliçin që pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Trump nuk solli asnjë lajm, ndërsa Këlliçi u shpreh se prej tre vitesh Zogaj ka thënë se nuk do të hiqet non grata.
Pjesë nga debati
Preç Zogaj: Xhorxh Sorosi mua nuk më rezultonte as donator i madh i Partisë Demokrate (në SHBA) në këto zgjedhje.
Belind Këlliçi: Jo, është më i madhi. Rreth 130 milionë.
Preç Zogaj: Dëgjo të të them një gjë. Të padisësh Amerikën se është marrë zvarrë nga një milioner… Amerika është shumë drejtë.
Belind Këlliçi: Preç nuk ka njerëz që gabojnë në Amerikë?
Preç Zogaj: Më fal se keni krijuar një fantazëm dhe i bëni qejfin vetes me ca gjëra.
Belind Këlliçi: Kush po i bën qejfin vetes? Janë mbledhur ushtarët e Sorosit dhe kanë marrë një vendim bashkë, janë grup shoqëror dhe në të njëjtën mënyrë do t’i shtypet koka. E ka bërë të qartë ky. Non grata e thesarit ka procedurë më vete, bazohet mbi dokumente dhe shkon..
Preç Zogaj: O Belind, nuk kam debat për këtë punë.
Belind Këlliçi: Nga ana tjetër ke kongresmenin e Nju Jorkut, Liz Ejllin që tre herë i ka shkruar Blinkenit.
Preç Zogaj: Po lëre. S’janë fakte këto, janë muhabete.
Belind Këlliçi: Nuk janë muhabete, janë me shkresa zyrtare.
Preç Zogaj: Ti nuk na the gjë nga Amerika, kë takove, a tha njeri që do ta shohim, nuk keni prodhuar akoma asnjë lajm, do ta prodhojë vetë kryetari i opozitës, ose do të bëjë kërkesë që të shyrtohet rasti i tij, siç ka bërë edhe në Britaninë e Madhe, sepse mos i ndani shumë këto. Mos na ofendoni logjikën këtë po them unë.
Belind Këlliçi: Logjikën ke ti tre vjet që ma ofendon mua. Ke tre vjet që ke thënë që ke frikë ti përmendësh emrin.
Preç Zogaj: Do të vazhdoj, ta them prapë jo tre vjet.
Belind Këlliçi: Ata zyrtarë të korruptuar që rrinë para kompjuterit…
Preç Zogaj: Po kush je ti, kush je ti, që merr…
Belind Këlliçi: Unë jam Belind Këlliçi, në vendin tim jam sovran, jam Belind Këlliçi dhe nuk kam pikën e kompleksit, qoftë amerikan, anglez, francez. Kemi 3 vjet e gjysmë që bëjmë këtë debat bashkë, non ngrata, non grata. Sot vini në studio dhe thoni s’ka vlerë.
Preç Zogaj: Jo e tha Batoni, unë thashë uroj t’ia heqin.
Belind Këlliçi: Shumë mirë se është vendim i lobuar.