Politike
Zogaj: Trump do ta mbështesë Ramën më fuqishëm sesa Biden, përgatiti historinë e Sazanit
Analisti Preç Zogaj deklaroi se administrata e re republikane do ta mbështesë kryeministrin Edi Rama akoma më shumë se paraardhësit demokratë. Zogaj tha se Rama e ka pritur fitoren e Trump dhe është përgatitur për të.
“Të njëjta gjëra ka thënë edhe presidenti Bush i Riu. Republikanët në tërësi, para se të fillojnë ta ushtrojnë pushtetin, i mëshojnë shumë izolacionizmit. Në Kosovë ka qenë shqetësuese për ne, kur trupat e KFOR-it ishin ende dhe në SHBA bëheshin mitingje: Ç’duan ushtarët në një vend të tillë të humbur?
Por unë do të them se është forca e ngjarjeve që e shtyn Amerikën drejt protagonizmit. Amerika është bërë e madhe në hapje dhe jo në mbyllje. Ky po premton gjëra që nuk do t’i bëjë. Por ditë pas dite do të përballet me real-politikën. Do të futet politika amerikane me të rejat që sjellë ajo, në hullinë e vet. Biden krijoi aleancën e vendeve demokratike. Në Shqipëri shoh se ka keqkuptime të mëdha. Këtu janë gëzuar të gjithë, Rama ka pritur fitoren e Trump.
Unë kam thënë që Rama është përgatitur me disa gjeste. Ka përgatitur historinë e Sazanit, ka sfiduar Blinkenin mu në Tiranë. Ka lidhur miqësi me Melonin dhe Orbanin. Aleanca më prezente në botë është eminenca e autokratëve. Rama ka pasur shumë probleme po të fitonin demokratët. Ai nuk është i sigurtë a do t’i prijë fushatës. Ai është gëzuar se fitoi Trump. PD nga ana tjetër pret një angazhim dhe një akt. Të dy palët konkurrojnë në gëzimin dhe harenë e tyre për fitoren e Trump.
Do ta mbështesin më fuqishëm seç e mbështetën demokratët.
Sa i përket non gratës, këta që kanë qenë në Amerikë të sjellin një idicie. Njerëzit aty kanë marrë pushtetin, ka njerëz që dinë diçka. Berisha do të kërkojë t’i hiqet non grata. Ndoshta do t’i hiqet, por këta diçka duhet të dinë dhe të thonë”- tha Zogaj.