Connect with us

Politike

Zor se ia heqin ‘non gratën’ Berishës/ Shehi: Doktori nuk mund ta drejtojë më opozitën

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi  rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe ndikimin e tij në zhvillimet më të rëndësishme në botë, por edhe në vendin tonë.

Shehi u shpreh qartë se Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk ka ndikim në Shqipëri, por ai tregoi pritshmëritë e tij nga ky zhvillim i rëndësishëm.

“Pres që Trump të zgjedhë disa punë të mëdha për Botën, si lufta në Ukrainë, masakra në Lindjen e Mesme, konflikti i vjetër shekullor mes arabëve dhe Izraelit. A do të ketë zgjidhje për disa nga temat e mëdha ndërkombëtare, cila do të jetë përqasja e tij me Europën, aty ku ne synojmë ne të hymë.

Disa e kthejnë në raport të brendshëm sikur Trump do Berishën e jo Ramën, por këto janë për konsumim elektoral.

Raporti me botën është i rëndësishëm, te ne unë gjykoj që nuk do të lëvizë ndonjë gjë e madhe. Trump këtu ishte, por njerëzit kanë harru”, u shpreh në “Off the Record” Shehi.

Sa i përket zërave për një heqje të mundshme të “non grata”-s ndaj Berishës, Shehi u shpreh i prerë se edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk do të kishte asnjë ndryshim. Ai theksoi se Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën.

“Edhe nëse hiqet “non grata” nuk ndryshon gjë. Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën sepse e ka për herë të tretë, sepse është në një moshë të caktuar, po ashtu, pushteti i tij nuk është se ka qenë i suksesshëm, ka pasur zhvillime, por ka bërë edhe gabime”, tha Shehi.

Advertisement