Connect with us

Rajon

Zoran Milivojeviç: KFOR-i duhet të ndikojë te Prishtina zyrtare

Diplomati serb Zoran Milivojeviç vlerëson se KFOR-i do të duhet të reagojë menjëherë dhe të ndikojë te Prishtina zyrtare si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, në mënyrë që të de-përshkallëzojë situatën në Kosovë, sepse është plotësisht e qartë që paqja dhe stabiliteti janë të kërcënuar në Veri.

Me rastin e vizitës në Bruksel të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që Aleanca të marrë kontrollin dhe të sigurojë një jetë të denjë për serbët në Kosovë, Milivojeviç tha për Tanjug se KFOR-it nuk i duhet një vendim shtesë nga Këshilli i Sigurimit (OKB) apo ndonjë organ tjetër i OKB-së pasi e ka atë.

“Takimi ishte shumë i rëndësishme, sepse NATO në Kosovë kryen funksionin e sigurimit të paqes dhe stabilitetit në përputhje me rezolutën 1244” – tha Milivojeviç.

Advertisement