Connect with us

Shkrime

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Nga Kreshnik Spahiu

Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:

– të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.

– të duan fëmijët e tu sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.

– të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.

– të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokër vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.

– të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në pokitik.

– të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.

-Të do Rusia sepse je i vetëmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan

– të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.

– të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”

– të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.

– të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.

Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.

Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.
Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.
Ti nuk je burrë të largohesh….
Ti ke frikë të tërhiqesh….
Fundja dorëheqja është për burra fisnikë dhe jo për një zvarranik.

Advertisement