Aktualitet

Zvicra mbështet kandidaturat si anëtare të Këshillit të Sigurimit

Të dy ministrat vlerësuan ndërveprimin dypalësh me theks të veçantë punën e mirë për zbatimin e strategjisë së bashkëpunimit 2018-2021, si një strategji që i jep përparësi punës së përbashkët, sa i përket qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe shëndetësisë.

Më tej, homologët biseduan mbi rëndësinë e mbylljes së marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe ngritjen e komisionit të përbashkët ekonomik.

Siç theksoi Ministri në detyrë Cakaj , Shqipëria dhe Zvicra gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, veçanërisht në OSBE. Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se me Zvicrën tashmë është këmbyer mbështetja për kandidaturat e dy vendeve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Për më tepër, Cakaj dhe Cassis u dakordësuan për të thelluar bashkëpunimin teknik dhe institucional edhe në këtë drejtim.

“Përndryshe, të dy shprehëm gëzimin e pamasë që në pesëdhjetë vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, bashkëpunimi mes nesh është jo vetëm jashtëzakonisht i mirë, por edhe gjithnjë në rritje e sipër.” – u shpreh Cakaj.

Në përfundim , Kryediplomati Cakaj i shprehu mirënjohjen Zvicrës mike për mbështetjen e pakursyer dhënë Shqipërisë  ndër vite, përfshirë procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version