Connect with us

Sport

Zyrtare/ Hasi, Besniku i Anderlecht! Shqiptari rikthehet në stol pas 9 vitesh

Pas afro nëntë vitesh, Besnik Hasi është rikthyer si trajner i Anderlecht në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga Mechelen.
Largimi nga Mechelen nuk ka qenë kaq i hidhur, pasi Hasi është rikthyer në klubin ku bëri emër dhe do drejtojë ekipin deri në fundin e sezonit, kjo me të drejtë rinovimi.
Për Hasin ky është rikthim te Anderelchti, pasi e ka udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016 në 119 ndeshje. Hasi fitoi titullin në 2014 dhe ngriti Superkupën si trajner i Anderlecht.

Advertisement