Mesfushori shqiptar, Keidi Bare është larguar nga Espanyol. Bare ka ndarë rrugët me klubin spanjoll, pas katër vitesh në Spanjë. Ai është impenjuar në La Liga 2 për dy sezone, ndërsa në elitë ka zhvilluar 2 edicione me këtë fanellë.

26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste, ndërsa nuk provoi shijen e golit. Në postimin e bërë, Bare falenderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve.

Kujtojmë se para Europianit, mungesa e tij në listën e trajnerit të Shqipërisë shkaktoi bujë të madhe. Futbollisti është aktivizuar me kombëtaren në të kaluarën në 29 ndeshje. Gjithashtu, lojtari ka qenë pjesë më parë edhe e ekipeve zinxhirë të përfaqësueses nga U16 deri te U21.