Sport
Zyrtare/ Jadon Sancho lirohet nga ‘prangat’ e United, rikthehet te Dortmundi
Jadon Sancho është rikthyer edhe zyrtarisht në radhët e Borussia Dortmundit në Bundesligën gjermane. Sancho do luajë sërish para tifozëve në stadiumin “Signal Iduna Park” si lojtar i huazuar i Manchester Unitedit dhe gjashtë muajt e ardhshëm do t’i kalojë në shtëpinë e tij të mëparshme
Në vitin2021, Sancho u largua nga verdhezinjtë drejt “Old Trafford”, por tashmë gjermanët do të paguajnë 3 milionë euro për një huazim gjysmë vjeçar te anglezët. 23-vjeçari ka luajtur gjithsej tre ndeshje për “Djajtë e Kuq” këtë sezon, por që nga shtatori është pezulluar nga ekipi i parë për arsye disiplinore.
“Jadon është një lojtar që bën diferencën në fushë, kështu që ne mezi presim ta shohim sërish në fanellën tonë. Ai e njeh qytetin, i njeh tifozët, e njeh klubin, kështu që nuk pres asnjë problem”, tha drejtori sportiv i Borussia, Sebastian Kehl për mediat.
Deri në largimin nga klubi në vitin 2021, Sancho kishte luajtur 137 ndeshje për Borussia Dortmund duke shënuar 50 gola dhe dhënë 64 asistime.