Sport
Zyrtare: Bellingham bëhet i ‘Real Madridit’, kontrata e tij do të jetë…
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundit për transferimin e mesfushorit Jude Bellingham.
Reprezentuesi anglez do të jetë pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës për gjashtë vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net.
Prezantimi i Bellingham do të bëhet më 15 qershor nga ora 12:00 në Real Madrid City.
Raportohet se Los Blancos kanë paguar 100 milionë euro për transferimin e Bellingham.
“Real Madrid CF dhe Borussia Dortmund kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Jude Bellingham, i cili do të mbetet i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”.
“Nesër, e enjte, 15 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Jude Bellingham si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas, Jude Bellingham do të dalë para mediave” – thuhet në komunikatën e Real Madridit.
19-vjeçari ishte pjesë e Borussia Dortmundit nga viti 2020 kur u transferua për 30 milionë euro nga Birmingham.