Connect with us

Sport

ZYRTARE/ U kritikua për eliminimin nga Spanja në gjysmëfinale, Federata Franceze merr vendimin për Deschamps

Franca u eliminua nga Euro 2024 pas disfatës me përmbysje 2-1 nga Spanja në gjysmëfinalen e Mynihut dhe më i kritikuari për këtë ishte padyshim trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps.

Një pjesë e madhe e tifozëve mendon se ai duhet të largojë, pasi koha e ish-kapitenit në krye të stolit ka mbaruar, teksa kërkojnë që në stol të vijë Zinedine Zidane.

Por duket se Federata Franceze nuk mendon kështu. Ditën e sotme, presidenti i FFF-së ka dalë duke thënë se Deschamps do të respektojë kontratën deri në Botërorin e 2026-ës.

“Rezultatet janë përgjithësisht pozitive për sa i përket objektivi i vendosur për gjysmëfinale u arrit. Nuk duhet të banalizojmë kurrë një arritje të tillë. Arritja në finale është demonstrimi i një paraqitjeje të nivelit të lartë, që tregon se si skuadra franceze mbetet konkurruese dhe është në elitën e kombeve të mëdha të futbollit. Këtë mëngjes hidhërimi mbetet në gojën tonë, sepse të gjithë e ëndërronim finalen e 14 korrikut, e cila do të ishte një shpërblim fantastik për lojtarët, stafin dhe të gjithë francezët që e ndjekin këtë ekip”, tha Philippe Diallo.

Advertisement