Connect with us

Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan për narkotikët vjen në Tiranë, ja takimet që do të zhvillojë

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije departamenti i Shtetit Amerikan.

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

 

 

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Advertisement