Politike
‘Zyrtarisht në diktaturë’, Baçi: SPAK-u politik i Ramës për të eliminuar opozitën
Deputeti demokrat Luan Baçi shkruan se zyrtarisht jemi në diktaturë, pas akuzave absurde të SPAK për Berishën dhe Malltezin.
“Sa herë opozita, bashkohet duke sakrifikuar dhe e ngre aksionin opozitar në një nivel të lartë, duke rrezikuar pushtetin e të korruptuarve, menjëherë thirren në ndihmë patericat e Ramës dhe goditet opozita!”, shkruan deputeti i PD.
Postimi i plotë:
Strukturë e posaçme politike e Rames, per të shantazhuar dhe eliminuar opozitën!
Zyrtarisht në diktaturë!
E tha i korruptuari “s’keni parë gjë akoma” dhe nuk ndalet në marrëzitë e tij!
Sa herë opozita dhe Partia Demokratike, tejkalon pengesat artificiale dhe të jashtëligjshme të vendosura nga Rama, sa herë opozita, bashkohet duke sakrifikuar dhe e ngre aksionin opozitar në një nivel të lartë, duke rrezikuar pushtetin e të korruptuarve, menjëherë thirren në ndihmë patericat e Ramës dhe goditet opozita!