Kosova
Zyrtarja e BE-së del me propozim të ri: Kështu motivohet Vuçiçi të njohë Kosovën
Deklaratat e fundit të ambasadorëve amerikanë në Kosovë e Serbi, kanë nxitur reagime të shumta. Kujtojme se në Kosovë ambasadori Jeffrey Hovenier ka thënë se qëllimi përfundimtar i negociatave me Serbinë në Bruksel duhet të jetë njohja reciproke, kurse në Serbi ambasadori Christopher Hill, ka thënë se njohja nuk është kusht i BE-së si pjesë e këtij procesi.
E pyetur lidhur me këtë çështje, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian Kati Schneeberger, ka deklaruar se rezultati përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE), për të dy vendet.
Gjithashtu aktivistja nga Austria ka theksuar se përmes këtij procesi, Serbia do ta njohë domosdoshmërisht Kosovën dhe sheh mundësinë që të bëhet përparim më i shpejtë, nëse pesë shtetet anëtare të BE-së, e njohin Kosovën.
“Rezultati përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në BE. Para kësaj, duhet bërë gjithçka për ti përgatitur keto dy vende. Për këtë do të jetë domosdoshmëri njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia. Nëse pesë anëtarët e tjerë të BE-së e njohin Kosovën dhe negociatat e anëtarësimit çohen përpara në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, do kemi shansin të bëjmë përparim më të shpejtë sesa nëse vendosim kushtin e njohjes në fillim”- ka thënë Schneeberger
Sipas saj, Serbia duhet të mbetet jashtë BE-së, nëse nuk njeh Kosovën. Me anëtarësimin e shteteve tjera në BE, dhe lënien jashtë të Serbisë, kjo e fundit, sic ka thënë zyrtarja e BE-së, do të motivohet që të punojë në mënyrë kontruktive në dialogun me Kosoven.