Rajon
1.5 orë gënjeshtra dhe fyerje/ Ja çfarë ndodhi në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën e djeshme për media, zgjodhi agresionin dhe ndodh shpesh, që kur objektivi i tij nuk janë politikanët opozitarë, atëherë plumbat e akuzave i drejtohen medias që nuk punojnë sipas diktatit të tij.
Konferenca ishte paralajmëruar si reagim i shpejtë i njeriut të parë të shtetit për shkak të vendimit të autoriteteve në Prishtinë për heqjen e dinarit, por shpejt është kthyer në gjueti shtrigash.
Presidenti i Serbisë, pa asnjë grimë autokritike (që duhet të jetë tipar i natyrshëm i të rriturve, sidomos atyre në pozita me përgjegjësi), foli edhe një herë se të gjithë të tjerët janë fajtorë për deshtimin e politikës së tij ndaj Kosovës. Sigurisht, të gjithë fajtor, përveç tij.
Dhe kishte shumë arsye për dhimbjen e kokës, siç zbuluam më vonë.
“Albin Kurti është fajtori kryesor. Serbët në Kosovë kanë të drejtë të jetojnë, të përdorin transaksionet e pagesave dhe të kenë institucionet e tyre. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova” – ka deklaruar Vucic
Po ashtu, presidenti i Serbisë është mërzitur nga deklarata e drejtorit programor të Qendrës për Politikë Bashkëkohore, Nikola Burazer, i cili ka thënë se pas ngjarjes në Banjskë dhe situatës me zgjedhjet e fundit në Serbi, Vucic duhet të jetë më bashkëpunues.
“Nuk e dimë se çfarë është thënë saktësisht në takimin e presidentit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, por dimë se Serbia ka dy probleme serioze për momentin. E para është situata në Kosovë dhe e dyta është kriza paszgjedhore. Edhe pse këto dy probleme nuk janë të lidhura drejtpërdrejt, ato e vështirësojnë pozitën e autoriteteve në Serbi për momentin. Në bashkësinë ndërkombëtare ende ekziston qëndrimi se Kurti është më pak bashkëpunues se Vuçiç, megjithatë gjërat kanë ndryshuar realisht muajt e fundit” – është shprehur Nikola Burazer.
“Thonë se ka patur sulm terrorist në Banjskë. Thonë se zgjedhjet e 17 dhjetorit janë vjedhur. Ne as jemi terrorist e as kemi vjedhur” – Gënjeu Vucic
“Zgjedhjet e fundit ishin zgjedhjet më të pastra në historinë e politikës shumëpartiake në Serbi. Banjska nuk ra nga qielli, Banjska ishte rezistenca e popullit serb dhe popullit që jeton në veri të Kosovës dhe Metohisë, ndryshe nga policët që erdhën për t’i likuiduar gjakftohtësisht…” – Gënjeu për të disatën here presidenti serb.
“Disa prej personave të armatosur ishin me origjinë nga Kosova. Në atë aksion morën pjesë shqiptarë nga disa vende të botës dhe disa të huaj” – Gënjeu sërish Vucic.
“Sa duhet ta urreni vendin tuaj?! Sa duhet të urresh popullin tënd që të jesh i lumtur për pasojat politike ndërkombëtare për Serbinë, të cilat i solli Banjska. Çfarë lloj njerëzish jeni që urreni vendin tuaj? Sinqerisht, do të ishit vërtet idiotë nëse do të besonit se presidenti ka qene absolutisht i pafajshëm dhe injorant për gjithçka që po ndodhte në vend, se Banjska ishte thjesht një shëtitje mes luleve për të cilat ai nuk ka ditur asgjë dhe se zgjedhjet ishin kaq të pastra sa ëngjëjt. Ju si gazetar jeni vetëm për të shijuar dhimbjet e presidentit, sepse kujt nuk do t’i pëlqente të argëtohej në kurriz të një politikani që me sa duket nuk gabon kurrë?” – Vazhdoi prej një orë e gjysmë Vucic me gënjeshtra për disfatat e tij në Kosovë dhe fyeu ai gjatë gjithë kohës gazetarët.