Aktualitet
1 vit nga vrasja e Novruz Cenalias/ Kolegët përloten para varrit të policit të “Shqiponjave”

Një vit nga vrasja e ee prefekti Arben Çuko dhe kolegë të tij, kanë qenë pranë familjarëve të tij, në një vjetorin e vdekjes. Kolegët me të cilët ndante detyrën dhe drejtuesit e lartë të Policisë, kanë vendosur kurora me lule në varrin e tij.
“Novruzi, sot nuk është vetëm biri, vëllai, kushëriri, shoku dhe kolegu juaj dhe i yni. Ai sot është gurë themeli në shtetndërtim, është pjesë e historisë dhe imazh i misionit të Policisë. Emri i tij është shkruar me germa të arta, për trimërinë tej moshës biologjike dhe për sakrificën tej të vështirës. Sakrifica e Novruzit dëshmon edhe ashpërsinë e krimit, si dhe se sa të përbashkuar, profesionistë dhe të kujdesshëm duhet të jemi ne, në mënyrë që të mos kemi të dëmtuar nga rradhët tona. Gjithashtu, dëshmon se uniforma e Policisë nuk është thjeshtë një uniformë pune. Secili prej nesh hyn në Polici, me të gjithë jetën e tij, qenien e tij, pjesën e tij më të mirë, të gjitha të gatshme për t’i rrezikuar për qytetarët dhe shtetin”, është shprehur kryepolici i Fierit, Skënder Hita.




Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Effektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.
Azgan Mërnica është vetëdorëzuar në policinë e Fierit mbrëmjen e 15 majit 48 orë pas vrasjes. Ai u kthye në shtëpinë e dajës së tij në Dërmenas, pasi siç pranoi ishte edhe i uritur pasi kishte dy ditë pa ngrënë. Më pas, 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

