Sport
10 lojtarët më të mirë të Botërorit 2022, Messi lider
Sipas gazetarëve, ne një vlerësim të futbollistëve më të mirë të Botërorit 2022 që po zhvillohet në Katar, kryesuesi i kësaj liste është sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi. Sulmuesi 35-vjeçar ka katër gola dhe dy asistime në pesë ndeshje.
Vendet e dyta dhe të treta janë zënë nga lojtarët e kombëtares franceze Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.
Në top 10 ishin edhe: Dominik Livakovic (Kroaci), Ashraf Hakimi (Marok), Bruno Fernandes (Portugali), Sofian Amrabat (Marok), Richarlison (Brazil), Cody Gakpo (Holandë), Jude Bellingham (Angli).
Në gjysmëfinale të Botërorit 2022, Argjentina do të luajë kundër Kroacisë dhe Franca ndaj Marokut.