Connect with us

Bota

10 orë ceremoni mortore, ja sa kushtoi funerali i mbretëreshës Elizabeth II

Ceremonia mortore dhe përcjellja e mbretëreshës Elizabeth II për në banesën e fundi, bëri që sytë e të gjithë botës të ktheheshin nga Britania.

Departamenti i Thesarit të Britanisë, ka bërë me dije se ceremonia mortore dhe periudha e zisë, i kushtuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 162 milionë paund.

Kujtojmë se monarkja u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe për ngjarjen u shpallën 10 ditë zi kombëtare, që më pas u pasua nga një funeral shtetëror më 19 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz morën rrugën për në Londër për t’i bërë nderimet e tyre.

 

 

Shefi i Sekretarit të Thesarit John Glen tha se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte një moment me rëndësi të madhe kombëtare dhe se qeveria duhej të siguronte që ngjarjet të kalonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut.

Një ndarje e kostove të ofruara nga qeveria tregoi se Home Office pagoi shumën më të madhe, rreth 74 milion £, e ndjekur nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që mbuloi 57.4 milion £.

Konstribuese ishin edhe qeveritë e Skocisë dhe Irlandës, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ishin liderë të shumtë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Advertisement