Connect with us

Sport

100 milionë paund janë pak për klubin e sheikëve, refuzohet oferta e bujshme e Liverpool për yllin e Premier League

Newcastle United ka refuzuar një ofertë të majme nga Liverpool për sulmuesin suedez Alexander Isak.Sipas raportimeve, oferta ka qenë mbi 100 milionë paund, por nuk ka arritur vlerësimin që ka klubi i “sheikëve” për kartonin e tij – plot 150 milionë paund.Pavarësisht interesimit serioz të Liverpool, Newcastle nuk ka ndërmend të shesë 25-vjeçarin, i cili konsiderohet si një pjesë kyçe e projektit të trajnerit Eddie Howe.Ndërkohë, në një zhvillim që ka shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij, Isak është duke u stërvitur i vetëm në ambientet e ish-klubit të tij, Real Sociedad, në Spanjë. Ai nuk është bashkuar me skuadrën e Newcastle në turin para-sezonal në Singapor, për shkak të një “dëmtimi të lehtë në kofshë”, siç ka deklaruar klubi.Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai i ka bërë të ditur Newcastle-it dëshirën për të eksploruar mundësitë e një transferimi gjatë këtij afati kalimtar, veçanërisht pas interesimit paraprak të treguar nga Liverpool.Megjithatë, për momentin, qëndrimi i Newcastle është i qartë: Isak nuk është në shitje, të paktën jo për më pak se 150 milionë paund. Sulmuesi suedez pritet të rikthehet në veri-lindje të Anglisë javën që vjen, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Advertisement