Connect with us

Rajon

100 mld një metër Kosovë/ Opozita, reaksion kundër Vuçiç

Deputetët e opozitës në Serbi e kanë akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç se do nënshkruaj marrëveshje ndërshtetërore, ku do të duhet të deklarohet për planin evropian për Kosovën.

Deputetja e partisë opozitare “Dveri”, Tamara Milenkoviç Kerkoviç, tha se Vuçiç do të nënshkruajë “marrëveshjen e parë bazë bilaterale ndërkombëtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Sipas saj, me këtë verpim, Marrëveshja e Brukselit humbet rëndësinë e saj dhe vihet në pikëpyetje qëndrimi i vendeve që nuk e njohin Kosovën si të pavarur.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Zoran Stojanoviç, duke lexuar preambulën e Kushtetutës, ku flitet për Kosovën, tha se “as 100 miliardë investime gjermane nuk vlejnë sa një meter katror i Kosovës”.

Kurse deputetja e Partisë Progresive Serbe, Natasha Jovanoviç, u shpreh se preambula për Kosovën në Kushtetutë është miratuar falë radikalëve, anëtare e të cilëve edhe ajo, ka akuzuar ish-qeverinë se nuk ka bërë asgjë kur Kosova shpalli pavarësinë.

 

Advertisement