Connect with us

Bota

100 vite – Romën ose vdekjen

Preludi i tragjedisë më të madhe politike italiane të shekullit të njëzetë

 Pika e moskthimit të historisë tragjike të Italisë së shekullit të njëzetë u përmbyll në pellgun e 100 viteve më parë me atë marshim në Romë të Musolinit dhe politikës repressive nga frika e rrezikut komunist. Marshimi në Romë i 28 tetorit 1922 konsiderohet si pika kthese e revolucionit fashist. Mbreti emëroi Duçen Kryeministër, duke transferuar pushtetin politik tek fashistët. Italia ishte tashmë nën diktaturë.

Në nivel politik, industrialistët dhe pronarët e tokave, e përshëndetën fashizmin si një mburojë në rrezikun e revolucionit bolshevik.

Fashizmi i Benito Musolinit lindi me dhunë dhe mori fund vetëm pas një serie gjakderdhjesh të gjata, frymëzuesi dhe protagonisti i të cilave ishte ai.

Benito Musolini u gjykua dhe u pushkatua mbasditen e datës 28 prill 1945, rreth orës 5, nga një grup partizanësh komunistë të drejtuar nga një komandant me pseudonimin “Kolonel Valerio”. Ky ishte njoftimi i parë. Po rrethanat filluan të sqarohen disa ditë më vonë. Duçja dhe e dashura e tij, Klareta Petaci, që nuk kishte pranuar të ndahej prej tij, pasi ishin vrarë më parë nga një colonel anglez, u varën kokëposhtë për disa ditë me radhë në një shesh në periferi të Milanos, ku qëndronin zakonisht prostitutat.

Pak ditë më parë, edhe në ambientin politik shqiptar u elaburuan emrat e Musolinit dhe të dashurës së tij. Jo në përkujtim të Marrshimit në Romë, por për ti kujtuar Edi Ramës dhe asaj që Ilir Meta e quajti “E dashura Klaretë” se i pret I njëjti fund që pati Duçja dhe Petaçi…

Advertisement