Aktualitet
11 ushqimet e shëndetshme për mëlçinë
Një mëlçi funksionale shërben si motor djegës i yndyrës ndaj dhe për të siguruar shëndetin e mëlçisë është e domosdoshme të evitojmë alkoolin, duhanin, sheqerin e tepërt dhe të pimë ujë mjaftueshëm.
Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit, transmeton mapo studimin.. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Është laboratori kryesor i përpunimit të lëndës së parë. Një mëlçi funksionale shërben si motor djegës i yndyrës; ajo kthen lëndët ushqyese në përbërës jetësor për qelizat tona të cilat transportohen nëpërmjet gjakut, depoziton vitaminat dhe mineralet dhe prodhon enzimat të cilat janë jetike për ekuilibrin hormonal. Mëlçia gjithashtu luan rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve dhe prodhon lëngun biliar – i domosdoshëm për tretjen e yndyrave.
Mëlçia mund të rrezikojë nga sëmundje të trashëgueshme, nga infektimi me viruse apo nga intoksikimi me helme. Nga abuzimi dhe neglizhenca me këtë organ, mund të shfaqen pasoja si sëmundje zemre, obezitet, dhimbje koke, lodhje kronike dhe alergji.
Edhe pse ne mbrohemi nga sistemi ynë imunitar, është mëlçia ajo që e mbron sistemin imunitar nga mbingarkesa. Për të siguruar shëndetin e mëlçisë është e domosdoshme të evitojmë alkoolin, duhanin, sheqerin e tepërt dhe të pimë ujë mjaftueshëm.
Mëlçia
Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen: shpërbërja e ushqimeve, ruajtjen rezervave të vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin, prodhon proteinat, prodhon lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve, shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.
Problemet
Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.
Ushqimet që kurojnë mëlçinë
Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërben toksinat. Alicina dhe Seleniumi janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.
Qitro, lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.
Panxhari, përmban flavonoide që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.
Kafja, studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.
Gjethet jeshile si rukola, pazitë, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në saj të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesën e mëlçisë me këta përbërës të padegradueshëm.
Çaji jeshil – në veçanti Matcha
Përmbajtja e lartë në katekina – një antioksidant tipik i bimës Camelia Sinensis, ndihmon shëndetin e mëlçisë dukshëm. Studimet tregojnë se konsumi i çajit jeshil sjell rezultate shumë të dobishme në rastet e mëlçisë së dhjamosur pasi ul akumulimin e acideve lyrore në këtë organ. Matcha jeshile për më tepër ndihmon ndjeshëm luftën kundër viruseve të mëlçisë si hepatitit.
Asparagu
Asparagu rezulton ushqimi ideal për ata që konsumojnë alkoolin! Përbërja e tij e jashtëzakonshme në lëndë ushqyese ka një efekt mbrojtës të mahnitshëm për mëlçinë nga veprimi tepër toksik i alkoolit në qelizat e saj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë kurrsesi të tejkalojmë masën me alkoolin, ai mbetet toksik!
Brokoli dhe lulelakra
Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të mëlçisë në saje të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një armë e fortë kundër toksinave kanceroze.
Turmeriku dhe kanella
Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe antiinflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.
Arrat
Arrat përmbajnë glutathion- antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.
Angjinarja
Në saje të përbërësit -cynarin- kjo lule luan rol kundër depozitimit të dhjamit dhe prodhimit të kolesterolit në mëlçi. Për më tepër, ekstrakte të angjinares e mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi që mund të pësojë nga toksinat me të cilat bie në kontakt.
Këshilla
-Evitoni ushqimet e përpunuara dhe të konservuara dhe alkoolin
-Evitoni përdorimin e panevojshëm të ilaçeve si paracetamoli
-Mos prekni dhe mos nuhasni lëndë toksike si diluent, pesticide, llak, bojëra kimike, detergjente etj.
-Evitoni sa të mundeni përdorimin e kimikateve në shtëpi dhe në trupin tuaj. Lëkura përthith gjithçka
-Mbani në shtëpi bimë që pastrojnë ajrin.