Connect with us

Lifestyle

12 zakone të natës që ju bëjnë të shtoni peshë

Pasojat:
Ndikon në metabolizmin tuaj duke e ngadalësuar shumë.
Ju bën të ndiheni të uritur.
Ju rrit nivelet e kortizolit.

2. Hani me tepri gjatë darkës
Pasojat:
Hani shumë ose ushqim të rëndë, dhe si pasojë tretja ngadalësohet, sidomos gjatë natës.
Keni prirjen të shihni TV, gjë që ju bën të hani edhe më shumë.

Rekomandimi:
Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston në proteina dhe perime.

3. Shkoni në shtrat menjëherë pas darkës
Pasojat:
Ju bën të akumuloni më shumë qeliza dhjami.
Keni probleme me tretjen.

Rekomandimi
Duhet të hani darkë të paktën 1.5-2 orë para se të shkoni në shtrat.

4. Hani ushqime të skuqura për darkë
Pasojat:
Kanë shumë kalori që nuk do të keni kohë t’i digjni.
Merrni më shumë qeliza dhjami.
Nuk flini mirë.

Rekomandimi
Duhet të hani ushqime të pjekura, zgare, apo të përgatitura në avull.

5. Hani ushqime pikante
Pasojat
Ushqimet pikante shkaktojnë tretje të dobët.
Nuk flini mirë.
Natën, teksa kaloni shumë orë pa konsumuar asgjë, ushqimet pikante provokojnë urth.

Rekomandimi
Ushqimet pikante janë në fakt të mirë për metabolizmin. Hajini nëse doni – por jo gjatë natës.

6. Hani drithëra ose karbohidrate të tjera për darkë
Pasojat
Ju japin energji shtesë që nuk do e përdorni në gjumë.
Ushqimet me shumë karbohidrate kanë shumë sheqerna që duhet të digjen menjëherë.

Rekomandimi
Për darkë mund të merrni smoothies apo fruta të freskëta, gjithë llojet e sallatave apo ushqime me shumë proteina. Por sigurisht, nga pak.

7. Ju pëlqen të hani ëmbëlsirë natën
Pasojat
Sheqeri i bardhë dhe mielli transformohen në qeliza dhjami.
Nuk i digjni dot ato kalori gjatë natës.

Rekomandimi
Për ëmbëlsirë, merrni fruta.

8. Pas darke, hani ushqime të shpejta
Pasojat
Hani me tepri dhe konsumoni kalori boshe.
Merrni energji shtesë që ju mban zgjuar.

Rekomandimi
Shmangni bukën, biskotat dhe ëmbëlsirat e tjera në darkë.
Nëse ju duhet patjetër, zgjidhni një gjë të lehtë me më pak se 200 kalori.

9. Keni prirjen ta shmangni fare darkën
Pasojat
Nuk ju ndihmon shumë të humbni peshë, sepse ngadalëson metabolizmin.
Vetëm do ju bëjë të ndjeheni më të uritur në vaktin tjetër.
Shmangia e vakteve shkakton ankth.
Humbisni inde muskujsh dhe lëkura ju lëshohet.

Rekomandimi
Edhe nëse keni kohë për një drekë apo darkë të plotë, përpiquni të hani të paktën një frut.

10. Ju konsumoni alkool apo kafeinë
Pasojat
Këto produkte ndikojnë në gjumin tuaj.
Ato përmbajnë shumë kalori.

Rekomandimi
Zgjidhni qumësht të ngrohtë apo lëngje natyrale frutash. Gjithmonë mbylleni ditën me një gotë ujë.

11. Përdorni celular apo kompjuter para gjumit
Pasojat
Drita blu që lëshojnë këto pajisje, ndikon shëndetin dhe gjumin.
Edhe frekuencat e radios shkaktojnë privim nga gjumi.

Rekomandimi
Fikini pajisjet të paktën një orë para gjumit. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.

12. Shkoni të flini vonë natën
Pasojat
Nëse shkoni të flini përtej mesnatës shtoni dhjamë sepse ky nuk është cikli i natyrshëm i trupit.
Do të doni të hani diçka herët në mëngjes.

Rekomandimi
Shkoni të flini sapo të ndjeheni të përgjumur. Nëse ndjeheni jo të lodhur në fund të ditës provoni disa ushtrime.

Advertisement