Connect with us

Kronike

137 kg kokainë, arrestohet në Durrës

Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz, është arrestuar sot. Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij.

Droga u sekuestrua në Pire dhe u zëvendësua me oriz, të cilit iu vendos gjurmues, ndërsa Policia Shqiptare u sinjalizua nga vetë DEA Amerikane për të kontrolluar konetjenerin ku ishte futur dhe për të parë se kush do të dilte për të pritur ‘kokainën’ në Durrës. Atë ditë, në port u paraqitën dy punonjësit e Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të cilët jasnë marrë tashmë të pandehur për dosjen në fjalë, ndërsa vetë Malindi u shpall në kërkim.

Pas dy viteve hetime, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) mori vendimin për të pezulluar dosjen ndaj Malindit, pasi i akuzuari nuk po gjendet. Por, tashmë, me arrestimin e tij, pritet që hetimet të rifillojnë.

Gentian Malindi është një peerson me precedentë penalë. Ai ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike, më konkretisht për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

 

Advertisement