Aktualitet
15 vite nga tragjedia e Gërdecit
Sot bëhen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe më shumë se 300 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në një depo të demontimit të municioneve. Si pasojë e këtij shpërthimi, u dëmtuan edhe qindra shtëpi që ishin përreth zonës në Gërdec.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 mars të vitit 2008. Asokohe, Prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë. Ministri i Mbrojtjes së asokohe, Fatmir Mediu, i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Por familjarët e viktimave kanë ende shpresën se drejtësia e re do të çojë pas hekurave përgjegjësit.
Ngjarja po rihetohet sërish pas 15 vitesh. Fatmir Mediu po rigjykohet si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për këtë tragjedi. Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Në Janar të këtij viti, u thirr në SPAK edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve.