Rajon
15-vjeçarja u përdhunua nga 8 persona, publikohen pamjet e banesës
Janë publikuar pamjet e banesës ku një 15-vjeçarja në Athinë është përdhunuar për një muaj rresht nga një grup prej tetë personash (shokë klase).
Mediat greke, raportojnë se 8 të miturit kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë të braktisur, në të cilën grupi i të miturve kanë përdhunuar bashkëmoshatarin e tyre në mënyrë sistematike për një muaj rresht. Viktima dhe tre persona të tjerë janë studentë të EPAL, ndërsa njëri prej autorëve shkon në shkollë të mesme të përgjithëshme.
Nga pamjet e bëra publike, shihet se brenda banesës së braktisur ndodhet një divan, mbi të cilin dyshohet se 15-vjeçarët kanë përdhunuar shokun e klasës, duke e rrahur gjithashtu me sende të forta.
Mësohet se në ambjentet e brendshme të shtëpisë janë gjetur pranga dhe helmeta. Sakaq, viktima është kërcënuar psikologjikisht shumë herë në mënyrë që të mos tregonte asgjë për përdhunimin tek familja e tij.
Protothema.gr, raporton se ditën e mërkurë janë arrestuar 8 autorët, ndërsa akuzohen si pjesë e një bande që ka kryer përdhunim, në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, pornografi të të miturve, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët. Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore, një pako me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi si dhe sende të tjera.