Kosova
15-vjeçarja shqiptare viktimë e sulmit me armë në Austri, flamujt ulen në gjysmështizë

Flamujt janë në gjysmështizë këtë të mërkurë në komunën e Vitisë, pas tragjedisë ku humbi jetën Lea Bajrami, 15-vjeçarja me prejardhje nga kjo komunë, nga sulmi me armë zjarri në një shkollë Graz të Austrisë.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime për familjen e po ashtu ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave.
Haliti shton se ka ofruar mbështetje për familjen Bajrami, që u godit nga tragjedia.
Një 21-vjeçar, mëngjesin e së martës në një shkollë në Austri vrau 10 nxënës e më pas edhe vetën.

