Connect with us

Kronike

16 vjeçari i plagosur në gjendje të rëndë/ flasin shokët dhe prindërit: Sherri ka ndodhur që dje, nuk ka siguri, po qanin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë në Kamëz, ku disa të mitur janë përfshirë në një sherr masiv me mjete prerëse. Si pasojë e sherrit është goditur një i mitur i cili ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma si pasojë e goditjes me një thikë pranë mushkrisë.

Të plagosur kanë mbetur dy të rinj të moshës 16 vjeç. Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se njëri prej të miturve të përfshirë në sherrin në shkollën “Ibrahim Rugova” është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po mbahet në monitorim intensiv. Ka marrë plagë në kraharor. Ndërsa i mituri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e Euronwes  e cila ka ndjekur ngjarjen nga terreni ka intervistuar disa nxënës dhe prindër të cilët janë prononcuar për ngjarjen.

Nxënësi i parë i intervistuar: Momentin që pashë sherrin më bëri përshtypje që ishin pesë veta kundra njërit. Ai djali ishte në klasën ngjitur me mua. Ishte viti i dytë. Janë zënë që dje në pushim të gjatë. Ata djemtë që kanë pasur thikën s’janë të shkollës tonë. Djali që u godit ishte djalë i urtë.

Nxënësi i dytë i intervistuar: Vajzat filluan duke qarë kur panë ngjarjen.

Prindi: Erdha u sigurova që nuk ishte vajza ime. Në këtë sigurt nuk janë nxënësit të sigurt. Pashë lajmin dhe erdha këtu për vajzën.

Shkaqet e sakta ende nuk dihen por policia ka bërë me dije se disa të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta. Efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre për të zbardhur ngjarjen.

Advertisement