Connect with us

Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

Një episod i rëndë me pasojë mbytjen në det të një 16-vjeçari ndodhi sot në Kurbin, pikërisht në kanalin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin.

Dy adoleshentë ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur, por trupi ende nuk është gjetur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të trupit të 16 vjeçarit. Së bashku me efektivët, ku kanë ardhur polumbarë të RENEA-s, të pranishëm janë edhe familjarë dhe banorë të zonës, të cilët po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e adoleshentit të mbytur.

Njoftimi i Policisë:

 

 

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement