Connect with us

Bota

Rikthehet ‘Krokodili’/ Berlusconi, sfidë për senatin

Rikthehet ‘Krokodili’/ Berlusconi, sfidë për senatin

Ishte viti 1994 kur ai zbriti në fushën e lojës dhe në politikën italiane ndryshoi gjithçka

Sot, 28 vjet më vonë, Silvio Berlusconi është ende në rrugën e duhur. Nëse dikur premtonte një milion vende pune sot premton se do mbjellë një milion pemë në vit, teksa edhe në ‘tik tok’ ku mes politikanëve, për ndjekësit, është i dyti pas Matteo Salvinit, ai ka dërguar mesazhin e fortë edhe me nota humori.

Dhe ndërsa vitet e jetës i ka 85, dimri përpara nuk duket i lehtë, pasi Covid ka lënë në trupin e tij pasoja. Mjafton të sjellim në kujtesë foton teksa ai del nga spitali San Raffaele. Megjithatë me pranverën ndryshoi gjithçka. ‘Krokodili’ është rikthyer, pa bujë e ‘tam tame’. Sot në fushatën elektorale ai u shfaq për të ruajtur “fëmijën” e tij: Giorgia Meloni-n, të cilën e propozoi shumë të re si ministre dhe Matteo Salvinin, ekseset e të cilit nuk i pëlqejnë, por të cilit i jep këshilla.

Pë vete ai aspiron presidencën e Senatit, pasi nuk mund të aspirojë më atë të Republikës për nga mosha, konteksti dhe historia personale. Në fakt, ka nga ata që nuk harrojnë vitet e Berlusconit në Palazzo Chigi: 4 herë president nga ’94 deri në 2011, gafa ndërkombëtare, probleme me drejtësinë, mbi të gjitha – i dënuar me 4 vite burg në gjyqin e ‘Mediaset’.

Ndërsa Italia po vuan prej krizës së re politike, duket se në vitin 2011 u festua gabimisht  fundi i ‘Krokodilit’

Advertisement