Connect with us

Politike

17 – NUMRI TERS I VUÇIÇ/ Analizë nga Gjermania për ‘spiunët’ që rrëzojnë regjimin serb

Sipas një analize të publikuar nga Fondacioni gjerman Friedrich Naumann, Serbia është aleati më i afërt evropian i Rusisë dhe korrupsioni është i kudondodhur në atë vend ballkanik.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar tashmë 17 herë me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. Në vitin 2019, Vuçiq mori Urdhrin e Aleksandër Nevskit në Moskë, i cili zakonisht u jepet figurave të mëdha ruse. Ishte një nga momentet më të lumtura në karrierën e tij politike” –  thuhet në analizën “Rusia dhe pionierët e autokracisë: Si Kremlini po destabilizon Evropën”, me autor gazetarin dhe profesorin Thomas Brey, sipas te cilit “regjimi në Serbi po përpiqet të zbatojë politikën e “botës serbe” bazuar në një projekt të ngjashëm të “botës ruse”.

“Ky program serbomadh ishte një nga shkaktarët e luftërave të përgjakshme gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”, thuhet në analizë ku dhe kujtohet se Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj me BE-në dhe nuk vendosi sanksione kundër Rusisë.

“Linja ajrore kombëtare Air Serbia ende fluturon disa herë në javë drejt Moskës dhe qyteteve të tjera ruse. Ka një qendër humanitare ruso-serbe pranë qytetit të Nishit në jug të Serbisë, të cilën kritikët në Perëndim e konsiderojnë qendër për shërbimet e inteligjencës ruse” – theksohet në analizë ku shtohet se mediat proqeveritare në Serbi janë bartësit kryesorë të propagandës ruse dhe se nga regjimi ne Serbi, “Rusia është ngritur në parajsë, ndërsa Perëndimi është demonizuar”.

Ne artikull nje vend te rendesishem ze fakti se Vuçiq po përhap propagandë ruse në intervistat e tij për mediat perëndimore dhe theksohet se edhe pse Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Serbisë, ajo shpesh paraqitet në një dritë shumë negative në Serbi.

Në analizë shkruhet gjithashtu se “qoftë Putin nga Rusia, Orban nga Hungaria, Vuçiç nga Serbia apo Fitz nga Sllovakia – sistemet e tyre të kontrollit politik dhe të ruajtjes së pushtetit janë të njëjta kudo”.

Analiza gjithashtu thekson se, megjithëse opozita e margjinalizuar në Serbi është kryesisht e përjashtuar nga jeta politike, disa media kritike, gazetarë dhe politikanë janë çdo ditë subjekt i sulmeve dhe turpërimeve nga mediat qeveritare. Ata akuzohen vazhdimisht se duan të vrasin presidentin, se kanë shpifur per atdheun e tyre jashtë vendit, se janë të korruptuar dhe imoralë dhe se janë të kontrolluar nga inteligjenca e huaj”.

Advertisement